LIVE/ Basha largon protestuesit nga Kryeministria, mblidhen në selinë e PD: Askush jashtë, përveç kriminelëve dhe…
Kreu i PD-se, pasi ka dorezuar mandatin ne Kryesine e Kuvendit ka mbledhur protestuesit ne oborrin e selise se partise se tij.
Ora 12:52
Basha para selise se PD: Askush jashte përveç kriminelëve dhe oligarkëve. Hajdeni të gjithë brenda, hapeni deren, ka vend per te gjithe.
Ora 12:41/ Nderkohe qe kreu i PD-se, Basha dhe kryetarja e LSI-se, Kryemadhi kane dorezuar mandatin ne Kryesne e Kuvendit, i jane drejtuar rruges qe te shpie ne seline blu. Bashke me ta edhe protestuesit qe po i ndjekin nga pas. Basha do te kete nje tjeter fjale per protestuesit.

Ora 12:20
Pasi spostoi protesten nga Kuvendi i Shqiperise, tek Kryesia e Kuvendit, kryedemokrati Basha, teksa ka prire protestuesit e shumte, ka hyre ne godien e Kryesise per te dorezuar mandatin e deputetit.
Ora 12:32
Basha dhe Kryemadhi kane lene ambientet e Kryesise se Kuvendit, ku kane bere edhe zyrtarisht dorezimin e mandatit.
Ora 12:20
Sikunder e shihni ne kete video, kryedemokrati Basha, kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi dhe sekretari i pergjithshem i PD, Gaz Bardhi, hyjne brenda Kryesise se Kuvendit per dorezimin e mandatit. 
11:55
Ka zgjatur rreth 2 ore, me thirrje te forta “Rama ik”, protesta masive e therritur nga opozita e bashkuar para Kuvendit te Shqiperisë. Pas fjales se kane marre me radhe deputete te opozites, e mandej edhe kreu i LSI dhe ne fund kryedemokrati Basha, eshte njoftuar spostimi i protestes.

Ne fund te fjales se tij, Basha ka ftuar gjithe protestuesit ta ndjekin nga pas per te bere dorezimin e mandateve te deputeteve, te Kryesia e Kuvendit.
Kujtojme se aty nderkohe ndodhej kryeministri Rama, qe kishte nisur qe prej ores 10:00 ne nje takim me kreun e Kuvendit, Ruci.
11:50
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka ftuar protestuesit që ti bashkohen për të dorëzuar në mënrë finale mandatet.
“Të gjithë pas meje për të finalizuar këtë akt final të dorëzimit të mandateve. Të gjithë pas meje”, tha Basha.
Ora 11:36
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi bën thirrje protestuesve për të vazhduar protestën.
“Ata policë janë njëlloj si gjithë shqiptarët që vuajnë e që paguajnë faturën e energjisë e ujit njësoj si ju, ata kanë hedhur njëso si ju letra për legalizimin e shtëpive. Edi Rama përdor unifromën për ti shfrytëzuar. Mandatet tona janë më shumë për ata djem e vajza policë që e duan Shqipërinë. Mandatet tona nuk janë më fasadë e narko-shtetit, sot mandatet tona janë mandate të shqiptarëve pavarësisht bindjeve që kemi. Janë mandate të 1990 për të thirrur dhe një herë liri demokraci. Mandatet tona nuk janë më fasadë e një parlamenti që rrethohet me tela me gjemba. Sot mandate tona janë të minatorë, naftëtarëve të studentëve që i nxorën bojën këtij shteti. Në çdo vend demokratik nëse një kongresmen do të faktohej se votat e tyre janë blerë me paratë e kartelit të drogës jo vetëm do ishin në burg. Mandatet tona do të bëhen për të ndërtuar paktin me shtetin, për të ndërtuar institucionet. Ne japim fjalën sot që nuk ka më kthim pas sepse do të na mallkojnë brezat e tjerë që do të vijnë, do na mallkojnë fëmijët tanë. Rama ka ikur sepse po të ishte i fortë ai do të ishte në atë sall dhe nuk do ikte si arafati që çdo ditë nuk rri asnjëherë në një vend. Nuk do përfundonte si një frikacak që fshihet si miu. Ju bëj thirrje që ky kryeminsitër nuk mund të mbajë në dorë të ardhmen e shqiptarëve. Misioni ynë është të largojmë politikën nga krimi e droga dhr ti kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Ti kthejmë identitetin vendit”, tha Kryemadhi.
Ora 11:17
Flamur Noka: Më ka sjellë në Kuvend, Kukësi, Hasi e Tropoja, më kanë dhënë një porosi, pakt me krimin kurrë. Rama ik se ti ke bërë pakt me krimin, je përfaqësues i perversitetit. Koha jote mbaroi, nuk të lejojnë shqiptarët më, shumica të përbuzin, nuk pranojnë në krye një njeri me probleme të rënda psiqike.
Luan Rama në protestën e opozitës
Qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë!
Një popull mund ta gënjesh për një farë kohe. Një popull ta izolosh për njëfarë kohe. Një populli edhe mund t’ia vjedhësh votën me kriminelët për njëfarë kohë. Por një popull nuk mund ta gënjesh, nuk mund ta nënshtrosh, nuk mund ta gënjesh dhe nuk mund ta vjedhësh gjithë kohën.
Sot është koha e popullit. Sot është dita e lirisë. Prandaj të gjithë së bashku, në luftë kundër së keqes, në luftë kundër krimit, në luftë kundër atyre që nuk duan Shqipërinë, që nuk duan të ardhmen evropiane të Shqipërisë, që nuk duan të ardhmen evropiane të familjeve dhe fëmijëve tanë. Rroftë Shqipëria, poshtë krimi, poshtë e keqja e personalizuar tek Edi Rama.





Ora 11:02
Deputeti i partisë Demokratike, Klevis Balliu i është bashkuar thirrjeve të protestuesve: Rama ik. Në fjalën e tij ai tha se fuqia tashmë është e popullit.
“Të dashur qytetarë fuqia është e juaja, jemi mbledhur për t-i thënë këtij krimineli: Rama ik! Koha e bandave mori fund, është koha juaj, merrni në dorë fatet e vendit. Rama ik!”, tha Balliu
Ora 10:52
Lideri i PDI-së, Shëptim Idrizi ka folur në mes të protestuesve. Ai i ka bërë thirrje Ramës që të largohet.
“Jam sot këtu për ti thënë dallkaukut të përparimit: hapi rrugë shqiptarëve, zgjedhjeve të lira sepse shqiptarët do ta marrin vetë fatin e tyre në dorë. Nëse detyrove 4 mijë shqiptarë të iknin nga Shqipëria, sot ka ardhur koha të ikësh ti. Shqiptarët janë të gatshëm siç larguan komunizmin të të largojnë dhe ty. Nuk mundet taksat e shqiptarëve të shkojnë tek duart e pesë vetëve. I them o nëtëdhejetë e nët-shë largohu ose shqiptarët do të punojnë qindëshin”, tha Idrizi.
Ora 10:42
Ndërkohë që shkon drejt sheshit ku po zhvillohet protesta Basha ka bërë një prononcim të shkurtër për mediat, ai e ka cilësuar ditën e sotme si fillimin e rrugës që do ta çoj vendit drejt Europës.
“Beteja do të vazhdojë deri sa shqiptarëve t’u kthehet parlamenti i zgjedhur nga vota e tyre, dhe të hapen dyert për t’i çuar ata drejt Evropës. Udhëhiqemi nga respekti për lirinë, demokracinë, të drejtat e njeriut, ndaj e sotmja është ditë shprese, dita e rrugëtimit drejt Shqipërisë europiane”, tha Basha.
Ervin Salianji hap protestë: Mandati im ju takon juve
Protesta e opozitës është hapur nga deputeti, Ervin Salianji.
“Ne në datën 16 dëgjuam zërin tuaj, zërin e qytetarëve, zërin e votuesve. Mandati jonë, mandati im, Ervin Salianji ju takon sot juve, i takon qytetareve. Fitore!”
Ora 10:35
Protestës i Bashkohet edhe kreu i PD-së, Basha. Ai ka dalë nga selia e blu dhe i shoqëruar nga deputetë të tjerë të kësaj force është nisur drejt sheshit ku po zhvillohet protesta
Ora 10:33
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadh mbërrin në sheshin përpara parlamentit ku po zhvillohet protesta. Ajo shoqërohet nga deputetë të tjerë të kësaj lëvizje.
Ora 10:23
Banorët e Unazës së Re i bashkohen protestës ata bëjnë thirrje kundër Kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Ora 10:14
Ka filluar protesta në sheshin përpara Kuvendit. Deri në këto momente situata duket e qetë deri në këto momente. Ashtu si edhe herën e kaluar ka thuajse një mungesë totale të flamujve partiakë. Ndërkohë pritet që protestës ti shtohen edhe kreu i PD-së, Basha dhe kryetarja e LSI-së, Kryemadhi.










Ora 10:05
Pak para nisjes se protestes, vendoset ne shenje paqesore, nje kordoni sigurie nga ana e PD-se, nderkohe qe protestuesit kane ne duar lule per policine. Mesazhi me lule per policine eshte i qarte.



Kryetari i degës së PD për Elbasanin Eugen Isai ka thënë se pjesëmarrja e elbasanasve në protestën e sotme para Parlamentit bën do jetë masive, raproton “News 24”. “Sipas tij të paktën 1500 persona janë nisur me mjete private dhe 3 autobuzë. Eugen Isai tha se shumica e qytetarëve që duan të jenë pjesë e protestën janë shantazhuar nga segmente të ndryshme të pushtetit”.
Nje dite me para kreu i PD-se, Lulzim Basha teksa firmosi djegien e mandatit te vet si deputet, ftoi edhe njehere gjithe shqitare te bashkohen ne protesten para Kuvendit.
Ashtu si edhe fundjaven qe shkoi, qe ne oret e para te mengjesit jane nisur protestesit qe nga rrethet drejt Tiranes.
Nderkohe, po dje, Policia e Shtetit u bëri thirrje organizatorëve të protestës, që zhvillohet sot para Kuvendit, që të distancohen hapur nga dhuna dhe të bëjnë thirrje për respektimin e ligjit nga ana e protestuesve.
Në deklaratën zyrtare, lidhur me masat e marra për tubimin që do të zhvillohet nga opozita, Policia thotë se ka të dhëna se synohet hyrja me forcë në Kuvend, si dhe për nxitje dhune e organizime me natyre kriminale. Megjithatë, thotë se është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe paprekshmërinë e institucioneve gjatë kohës së zhvillimit të protestës.
“Nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë. Për të parandaluar çdo mundësi të tillë, Policia e Shtetit u bën apel, në radhë të parë, organizatorëve që të distancohen hapur nga dhuna dhe të bëjnë thirrje për respektimin e ligjit nga çdo protestues”- tha Policia.
Por menjehere u pergjigj opozita e bahskuar me nje deklarate, duke mohuar cdo thirrje provokuese nga ana e policise. Opozita e bën të qartë se protesta e 16 shkurtit e provoi se nuk ka kriminelë, por qytetarë dhe kërkoi të ndalen kërcënimet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



