E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LIVE/ Lulzim Basha u përgjigjet eurodeputetëve: Do ta pranonit për vendin tuaj, këtë që po ju kërkoni shqiptarëve?!
Politikë

LIVE/ Lulzim Basha u përgjigjet eurodeputetëve: Do ta pranonit për vendin tuaj, këtë që po ju kërkoni shqiptarëve?!

A do të pranoni për vendin tuaj, këtë që ju i kërkoni shqiptarëve të pranojnë? “ Kjo ishte pyetja që kreu i opozitës, Lulzim Basha, i ka drejtuar sot nga Shkodra, eurodeputetëve të PE-së, që kritikuan aksionin e opozitës shqiptare.

Dhe përgjigjen, Basha e dha po vetë: “Mos më kërkoni asgjë që nuk do të pranonit për popullin tuaj! Ne jemi të vendosur që përmes këtij rrugëtimi të sjellim vlerat europiane në Shqipëri,” deklaroi ai.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka konfirmuar sot vendosmërinë e opozitës, për të çuar deri në fund, rrugëtimin europian që ka nisur. Basha deklaroi nga Shkodra se ky rrugëtim final ka dhe do të ketë vetëm një përfundim:

“Çuarjen para drejtësisë të atyre që vodhën zgjedhjet e shqiptarëve; qeveri tranzitore pa Edi Ramën; zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme për një parlament të popullit dhe nga populli.”

Me këtë vendosmëri, shprehur për mediat nga qyteti i Shkodrës, ku ndodhej sot, Basha përforcoi vazhdimin e aksionit opozitar.

NGA FJALA E LULZIM BASHËS NË SHKODËR:

Pyetje: Zoti Basha, erdhët sot në Shkodër, ndërkohë që eurodeputetët ishin në Tiranë dhe dhanë një deklaratë që djegia e mandateve të opozitës është rruga e gabuar dhe e quajtën legjitim, këtë parlament.

Basha: E para, unë nuk komentoj kurrë deklaratat e miqve të huaj. Unë sot jam në Shkodër, në qytetin që i ka prirë rrugëtimit prej tre dekadash të Shqipërisë drejt Europës. Kemi tre dekada që udhëtojmë drejt Europës dhe shkodranët e filluan këtë rrugëtim, i prinë këtij rrugëtimi për të gjithë shqiptarët. Ky është një rrugëtim i mbushur me sakrifica, i dhimbshëm, por është po kështu, rruga e vetme që do ta çojë Shqipërinë drejt shpëtimit, çlirimit të saj nga e keqja që e ka prej fyti. Rruga drejt Europës është rruga e vetme që do ta çojë Shqipërinë dhe shqiptarët drejt mirëqënies, drejt zhvillimit, drejt dinjitetit.

Në këtë rrugëtim, është radha jonë të bëjmë një sakrificë. Ne e bëjmë këtë sakrificë sepse ne qëndrojmë për vlerat e Europës, ne luftojmë për vlerat e Europës. Ne e bëjmë këtë sakrificë sepse kjo sakrificë është e domosdoshme  për të zhbllokuar rrugën e Europës nga pengesat që i janë vënë asaj në këto 5 vite e në veçanti në këto 2 vite të fundit.

Rrugën drejt europës e pengon krimi dhe korrupsioni, e pengon hajdutëria qeveritare dhe ortakllëku me krimin e organizuar. Të gjithë në Shqipëri e dinë këtë dhe të gjithë në Europë po e dëgjojnë këtë. Detyra jonë është që me durim dhe me vendosmëri të shpalosim të vërtetën dhe faktet që për një kohë kaq të gjatë janë helmuar nga propaganda e Edi Ramës.

E vërteta dhe faktet na çojnë drejt Europës. Nuk shkohet drejt Europës me gënjeshtra dhe hilera. Në Europë shkohet me të vërteta dhe me vlera dhe ne rrugëtim e nisim pikërisht në emër të vlerave. Vlera kryesore e europës ëhstë demokracia e sakrifica e opozitës është për të kthyer demokracinë e vërtetë për të mos qënë fasadë e një parlamenti, prodhim i krimit siç është faktuar nga fakte që çdo shqiptar i di dhe të huaj dhe bota po i dëgjojnë.

Pengesa kryesore për integrimin e vendit në Europë është Shqipëria si Kolumbia.

Pengesa kryesore për integrimin e vendit në Europë ëhstë vjedhja me qindra milionë lekë e taksave të shqiptarëve duke i futur në xhepat e oligarkëve dhe politikanëve të korruptuar.

Pengesa kryesore për të shkuar në Europë është kapja e gjithë pushteteve në duart e një njeriu duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet.

Pengesa kryesore për të shkuar në Europë është qeveria e lidhur me krimin, janë zgjedhjet e vjedhura në bashkëpunim me krimin.

Kështu nuk shkohet në Europë. Kështu nuk vazhdohet më. Në Europë shkohet me vlera, me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në cilin vend të Europës kapet qeveria duke vjedhur zgjedhjet dhe ikën populli në emigracion?!

Në Europë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ikën qeveria, shkojnë fajtorët para drejtësisë. Nuk ndëshkohet populli, prandaj rrugëtimi që kemi nisur është një rrugëtim europian: fajtorët të shkojnë para drejtësisë.

Nuk shkohet në Europë me pandëshkueshmëri. Në Europë shkohet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë, duke zgjidhur duart e drejtësië dhe duke çuar para drejtësisë të gjithë ata që janë kapur duke vjedhur zgjeshjet e popullit dhe demokracinë në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Prandaj jam me shumë besim dhe me zemër plot si gjithmonë kur jam në Shkodër dhe kur nisëm këtë rrugëtim, pak javë më parë; shkodranët i kanë prirë për tre dekada, rrugës dhe Shqipërisë europiane dhe do t’i prijnë edhe këtij rrugëtimi final, i cili ka dhe do të ketë vetëm një përfundim:

Çuarjen para drejtësisë të atyre që vodhën zgjedhjet e shqiptarëve; qeveri tranzitore pa Edi Ramën; zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme për një parlament të popullit dhe nga populli

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.