Po ecte live në TikTok kur shkaktoi aksidentin në Dibër që i mori jetën 25-vjeçarit
Pak ditë më parë në afërsi të mbikalimit të Bulqizës u shënua një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur. Viktimë nga përplasja e dy mjeteve mbeti Esmerald Nika 25 vjeç.
I riu udhëtonte me Golf Polo në momentin që u përplas nga Ylli Rami i cili po udhëtonte me Benz me shpejtësi tej normave të lejuara, duke e lënë Nikën të vdekur në vend.
Vetë Rami ka dalë nga koma dhe rrezikon t’i presin këmbën, ndërsa shoqëruesi i tij në mjet Daniel Sinani është jashtë rrezikut për jetën.
Rami udhëtonte me Benzin e shfaqur në video teksa ka qenë live në TikTok kur është regjistruar i gjithë aksidenti i rëndë. Ai njihet në rrjetin social për manovrat me mjetin e tij, duke ecur me më shumë se 200km/h, pa rrip dhe pa drita.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



