Ora 22:50- Ashtu si te Parlamenti, edhe para drejtorisë së policisë, janë përdorur botet me ujë për të shpërndarë protestuesit e opozitës.
Atje ndodhet edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Protestuesit u transferuar tek Drejtoria e Policisë pas arrestimit të Sait Dollapit.

Ora 22:35 – Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe kapsolle në drejtim të forcave të rëndit, ndërkohë që efektivët u janë përgjigjur me gaz lotsjellës. Militantet e opozitës u drejtuan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas shoqërimit dhe dhunës që Policia ushtroi ndaj Sait Dollapit, Sekretarit Organizativ të PD-së.
Ora 21:45 – Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë shoqëruar me autobote uji, kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit zona përpara ndërtesës së Parlamentit.



