E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Llatja  i Bashkisë Elbasan, i jep 700 MLN për pastrim firmës që hidhte mbeturinat në lumë Shkruar
Lajme

Llatja i Bashkisë Elbasan, i jep 700 MLN për pastrim firmës që hidhte mbeturinat në lumë Shkruar

Gledian Llatja , Kryetari i Bashkisë Elbasan ka gjetur mënyrën e radhës për të vjedhur paratë publike. E ku më mirë mund ta bënte këtë përveçse me tenderat e pastrimit të qytetit.

Kështu ai ka organizuar një procedurë prokurimi me objekt “Loti II: Kryerja e shërbimit të pastrimit në disa njësi administrative të Bashkisë Elbasan”, me fond limit 57,390,513 lekë të reja pa TVSH ose rreth 700 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Ky tender mban si numër reference REF-79796-09-13-2023. Shikohet se në të kanë marrë pjesë vetëm tre konkurrentë. Nga këta për habi nuk ka fituar ai që ka dhënë shifrën më të ulët. Përkundrazi, fituese është shpallur kompania “Viola Green” për vlerën 56,454,641 lekë të reja pa TVSH ose gati 700 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Ndërkohë një tjetër firmë ka ofruar gati 90 milionë lekë të reja me TVSH më pak, por pa u marrë në kosnideratë. Megjithatë problemi nuk qëndron vetëm këtu. Në fakt firma fituese “Viola Green” ka një të kaluar të errët.

Ajo rezulton të jetë gjobitur në vitin 2020 nga Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit në vlerën prej 20 milionë lekë të vjetra si dhe është dërguar për ndjekje penale. Shkaku ishte skandaloz: firma që paguhej nga taksat e banorëve, u kap duke hedhur mbeturinat në lumin Shkumbin ku gjithçka përfundonte më pas në det duke krijuar një ndotje skandaloze.

Por ky fakt i rëndë duket se nuk e ka penguar aspak këtë kompani që të vazhdojë të marrë tendera të majmë nga Gledian Llatja i Elbasanit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.