Lleshaj: Policia duhet të hyjë në histori, po garanton tubimin antiqeveritar
Ministri i Brendshëm Sandë Lleshaj ka reaguar në Twitter pas thirrjeve të presidentit Ilir Meta për tubim me datën 2 Mars në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Lleshaj shkruan se fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik
“Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet.
Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik.“- shkruan Lleshaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



