E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lleshi vizitin policet e plagosur ne Spitali Ushtarak: Ndjesë në emër të atyre që…
Lajme

Lleshi vizitin policet e plagosur ne Spitali Ushtarak: Ndjesë në emër të atyre që…

Zv.ministri i Brendshem, Sander Lleshaj ka mberritur ne mesdite ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, per te pare nga afer gjendjen shendetesore te punonjesve te Policise qe po marrin ndihmen mjekesore, pas lendimit gjate perleshjes me protestuesit para parlamentit.

 

Ai ka biseduar me efektivet qe kane marre lendime gjate protestes, ku nuk mungoi dhuna, perplasjet dhe kapsollat ne drejtim te forcave te rendit qe ishin bere kordon para hyrjes se Kuvendit te Shqiperise.

 

Duke i falenderuar per devotshmerine dhe perkushtimi ne krye te detyres dhe duke i pyetur nga afer per gjendjen, Lleshi ka shprehur edhe nje ndjese: Ndjese ne emer te atyre qe nuk e kuptojne se cfare eshte Policia e Shtetit. Ju na beni krenare ne dhe gjithe shqiptareve” ka thene Lleshi, duke i garantuar per solidaritet dhe gjithe mbeshtetjen e merituar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.