E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Lojrat e Fatit’ dhe Ali Hysa, ja 2 sekretet që Bistri nxori tek  Gjoka
Lajme

‘Lojrat e Fatit’ dhe Ali Hysa, ja 2 sekretet që Bistri nxori tek Gjoka

Për 2 akuza mori pafajës

Oltion Bistri, ish-shefi i policisë Operacionale në Policinë e Shtetit, arriti të marrë dy pafajësi në Gjykatën e Posaçme, duke rrëzuar akuzat e SPAK për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Për gati 3 vite me radhë, Bistri u ngarkua nga SPAK me tre akuza penale, përfshirë këtu dhe një hetim pasuror duke çuar në sekuestrimin e pronave të tij dhe familjarëve.

Por pak ditë më parë Gjykata e Posaçme, rrëzoi pjesërisht kërkesën e prokurorisë SPAK, duke e deklaruar të pafajshëm për dy akuza, Oltian Bistrin dhe dënuar atë me dy vjet burg vetëm për nxjerrjen e sekretit hetimor në dy episode.

Sipas gjykatës, Oltion Bistri, në cilësinë shefit të Policisë ka abuzuar me detyrën në dy raste, duke informuar Pëllumb Gjokën në kohë reale për aksionet e policisë lidhur me operacionin e shumë-përfolur “Lojrat e Fatit”, dhe në një rast të dytë për kapjen e një personi në kërkim.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se bëhet fjalë për shtetasin nga Shkodra, Ali Hysa, i cili ishte shpallur në kërkim nga prokuroria e Përmetit për akuzën e “Prodhim dhe shitje të lendeve narkotike”.

Hysa, dilte në përgjime në një grup të madh të shpërndarjes së drogës, ndaj dhe prokurori i Përmetit, Asllan Bajramaj, kishte vendosur në 2020-ën t’a shpallte në kërkim duke urdhëruar policinë ta arrestonte.

Por në dosjen Franceze të përgjimeve që ja kanë transferuar SPAK, del se plani operacional për kapjen e Ali Hysës nga Shkodra është dekonspiruar nga shefi i Policisë, Oltian Bistri.

Po kështu për shkak të detyrës së tij, si dhe planeve operacionale të hartuara nga Drejtoria Vendore Tiranë në lidhje me faktin e shpalljes në kërkim të Ali M.Hysa, i shpallur në kërkim më datë 28 Shkurt 2020 nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bazë të urdhrit të Prokurorisë Përmet dhe këtë të dhënë sekrete Bistri, e ndau me të hetuarin, biznesmenin e lojërave të fatit Pëllumb Gjoka.

Bistri i shkruan në “Sky”Pëllumb Gjokës duke i dërguar fillimisht foton e Ali Hysës e më tej i thotë:

“…E njeh këtë? I ka dalë urdhri për paketim, por mos i thuaj njeriu, ta dish për vete se mendova se e ke shok, ndaj të thashë. Qëndra e kërkon…”.

Sipas dosjes, Oltion Bistri dyshohet se ka konsumuar edhe elementët e veprës penale “Zbulimi i akteve, ose të dhënave sekrete”, pasi për shkak të detyrës së tij ai erdhi në dijeni të dokumentit të titulluar “FATI I LOJRAVE”.

Dokumenti mban datën 20 shkurt 2020 dhe është miratuar nga Drejtori i Policisë, pranë Drejtorisë së Tiranës, Rebani Jaupi, i cili është klasifikuar si sekret.

Bistri, pasi është vënë në dijeni të këtij plani, ka vënë në dijeni të hetuarin Pëllumb Gjokën me qëllim që ky i fundit të merrte masa që të mos zbuloheshin pajisjet e lojërave të fatit.

Image

Ali Hysa

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.