E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Londër/ Policia britanike i gjurmoi nga celularët tre të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit në Shëngjin
Politikë

Londër/ Policia britanike i gjurmoi nga celularët tre të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit në Shëngjin

Janë kapur tre nga gjashtë personat e kërkuar për vrasjen e biznesmenit shqiptar Ardian Nikulaj në Shëngjin. Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan janë arrestuar gjatë një operacioni të Agjencisë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Policia britanike ka arritur t’i lokalizojë duke gjurmuar celularët e tyre. Tri personat e arrestuar ndodheshin në distancë të afërt me njëri-tjetrin.

Tani do të vijojnë procedurat e ekstradimit nga Britania në Shqipëri, në mënyrë që të arrestuarit të përballen me akuzat.

Lajmin e ka përshëndetur edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi. Ai tha se kjo është një shenjë e bashkëpunimit të mirë mes autoriteteve shqiptare dhe britanike.

Edmond Haxhia, me shtetësi të dyfishtë, është i lidhur me familjen Lekstakaj, i përfshirë në një gjakmarrje me familjen Nikulaj. Ai është porositësi i vrasjes.

Ndërkohë, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan janë shtetas britanikë.

Policia është në kërkim të tre personave të tjerë të përfshirë në konflikt, mes tyre edhe shtetasi portugez Ruben Saraiva që kreu vrasjen. Të tre personat mendohet se ndodhen në Greqi.

Ka dyshime të forta se Saraiva është larguar në këmbë drejt Greqisë, pas kryerjes së vrasjes.

Motivi i vrasjes së Ardian Nikulajt rezulton gjakmarrja. 51-vjeçari u ekzekutua në ambientet e biznesit të tij në Shëngjin, më 19 prill, njofton Euronews.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.