E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LSI i përgjigjet Lefter Kokës: Je i vetëpërjashtuar, ne nuk jemi peng i djegies së mëkateve në…
Politikë

LSI i përgjigjet Lefter Kokës: Je i vetëpërjashtuar, ne nuk jemi peng i djegies së mëkateve në…

Pas deklarates se bere nga deputeti i LSI-se, Lefter Koka, qe tha se eshte pjese e LSI, pavaresisht se doli kunder vendimit te partise per djegien e mandateve, vjen reagimi i Sekretarit te Pergjithshem te LSI, Endrit Braimllari.

braimllari-770x433

Ai i kujton Kokes, se “LSI vendosi te mos jete pjese e Parlamentit te komanduar nga kriminelet dhe te paguar prej parave te droges. Ndersa ti ke zgjedhur te rrish aty dhe te perfitosh prej tij dhe kjo eshte zgjedhja jote dhe jo e LSI. Sa ishe pjese e LSI nuk vije ne Parlament, sot vendose te shkosh”.

Reagim i Sekretarit te Pergjithshem te LSI, Endrit Braimllari 

Lefter po te sqaroj si Sekretar i Pergjthshem se me veprimin tend je i vete-perjashtuar pasi ke refuzuar qe prej kohesh te marresh pjese ne mbledhjet Grupit Parlamentar dhe te Kryesise se LSI.

LSI vendosi te mos jete pjese e Parlamentit te komanduar nga kriminelet dhe te paguar prej parave te droges.
Ndersa ti ke zgjedhur te rrish aty dhe te perfitosh prej tij dhe kjo eshte zgjedhja jote dhe jo e LSI. Sa ishe pjese e LSI nuk vije ne Parlament, sot vendose te shkosh.

Levizja Socialiste per Integrim nuk do te jete peng e interesave private te askujt, as te djegies se mekateve ne inçeneratore por do luftoje deri ne fund qe Shqiperine ta qeverisin shqiptaret dhe jo kriminelet.
Kushdo ne Shqiperi te pergjigjet perpara ligjit deri ne fund per çdo abuzim apo pervetesim te parave te qytetareve shqiptare.

Deputeti i LSI-se, Lefter Koka, i cili doli kunder vendimit te grupit per te dorezuar mandatin, thekson se vazhdon te jete pjese e partise.

Lefter Koka

Lefter Koka

Pas seances se sotme, në një deklaratë për mediat jashtë Parlamentit ai pohoi per marredhenie shume te mira me kryetaren e LSI-se, Kryemadhi. “Kane qene dhe jane marredhenie shume te mira”- ka thene ai.

Pyetur nese vazhdon te jete me pjese e LSI-se, Koka ka thene: Sigurisht që jam pjesë e LSI-së, nuk kemi patur nga ai moment ku vendimi im ishte i ndryshëm nga ai i grupit parlamentar. Ne me të vërtetë propozohemi nga një forcë politike sepse ashtu është kodi, por secili në momentin që zgjidhet përfaqësohet në parlamentin shqiptar.

Ai ka pranuar me tej se eshte pro cdo nisme ne Kodin Zgjedhor qe do të bëjë përfaqësimin e qytetarëve shqiptarë në një mënyrë sa më të drejtë.

“Ajo që është për të thënë dhe besoj që kërkon vëmendje të madhe nga anëtarët e parlamentit është riparja e kodit zgjedhor. Sot jemi kthyer qesharake për shkak të këtij kodi. Nëse do të vazhdojnë deputetët t’i binden kryetarëve të partisë për ti emëruar apo shkarkuar, unë mendoj se ky parlament do humbë funksionin e tij. Ndaj çdo nismë që do të bëjë përfaqësimin e qytetarëve shqiptarë në një mënyrë sa më të drejtë, do të ketë mbështetjen time dhe të deputetëve të opozitës”- tha Koka.

Sa per bashkine e Durresit, ai ka thene prere se nuk eshte me ambicia e tij.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.