E hënë, 26 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Luan Baçi përfundon në SPAK
Lajme

Luan Baçi përfundon në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Baçi është thirrur për t’u paraqitur pranë organit të akuzës dhe ka mbërritur në ambientet e SPAK i shoqëruar nga avokati i tij, Sokol Mëngjesi.

Deputeti demokrat është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një çështjeje për të cilën pritet të japë sqarimet e tij përpara hetuesve.

Për momentin, nuk janë bërë të ditura zyrtarisht detaje të tjera lidhur me arsyen konkrete të thirrjes së tij apo përmbajtjen e veprimeve procedurale që pritet të kryhen.

Pas daljes nga SPAK, pritet që Baçi të japë më shumë informacion në lidhje me arsyen e paraqitjes së tij dhe çështjen për të cilën është thirrur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.