E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lubonja flet për zgjedhje të reja: Shembja e Teatrit është kulmi i abuzimit me pushtetin
Publik News

Lubonja flet për zgjedhje të reja: Shembja e Teatrit është kulmi i abuzimit me pushtetin

Analisti Fatos Lubonja teksa e konsideron bandë kriminale të çmendur qeverinë aktuale, thekson se shembja e Teatrit Kombëtar është kulmi i abuzimit me pushtetin.

fatos-lubonja-770x396

Në studion e News 24, Lubonja tha se janë tejkaluar të gjitha kufijtë, ndërsa shton se diktaturat vijnë në momentin kur nuk funksionon asnjë institucion.

Lubonja: Besoj se aty duhet të shkojnë vazhdimisht njerëz. Shkova vetë sepse e ndjeva. Ky ka shfrytëzuar pandeminë për të kryer këtë krim sepse vetë rri atje në Surrel. E para është shkelje e ligjit. E dyta nuk është çështje vetëm e artistëve por e gjithë qytetarëve, e mënyrës se si vepron ky shtet. Kjo çështje e reduktuar sikur janë disa artistë pro dhe disa kundra janë një nga disa mënyrat e përdorura nga Erion Veliaj dhe Edi Rama. Në këtë mënyrë vepron një shtet i korruptuar. Është çështje e një monumenti kulture. Historia fillon që në vitin 2000, kur ky ishte ministër i Kulturës, e shpalli ansambël të mbrojtur. Fillonte që nga Stadiumi i gjithi e deri tek Materniteti, përfshirë kinemal 17 Nëntori. E gjithë ky ansambël i mbrojtur nga Edi Rama dhe Ilir Meta çfarë kuptimi ka? Qenka i mbrojtur rruga? Pra i gjithë komleksi. Tek e tek të gjitha mund t’i shkatërrosh. Këtë e bëri për ta mbrojtur nga Brokaj që ishte kryetar bashkie atëherë. Me këtë ansambël i ka marrë votat me premtimin se nuk do të bëjë ndërtime. Po shkatërron çdo gjë ku fitimi është më i madh. Ky ka pakicën e hajdutëve për të qeverisur Shqipërinë dhe trafikantët e drogës që do të pastrojnë paratë aty.

Kjo nuk duhet reduktuar tek teatri, por teatri duhet të jetë simbol. Teatri ishte i rrethuar dy vjet nga kjo bandë kriminale, ashtu na ka rrethuar gjithë neve. Ka rrethuar Presidencën, i vetmi institucion që nuk është rrëzuar ende. Ka rrethuar mediat, individët që flasin. Pret të vendosë një pushtet total. Rrezistenca e teatrit është rrezistenca e gjithçkujt prej nesh. Një rezistencë që duhet rritur për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin tonë që mori një goditje shumë të fortë dhe që i hapi rrugën për të bërë goditje të tjera. Është një mendje kriminale që do të mbrohet nga krimet që ka bërë. Opozita duhet të kishte njerëzit e vetë. Unë do të kisha të paktën një numër të caktuar militantët, që në momentin e parë të shkonin 1 mijë veta para se të shembej teatri dhe nuk do ta linin ta shembnin. Mbrojtja e Teatrit duhet të ishte materializuar. Kur një njerëzi që ka bërë vrasjen atje, ne duhet të merremi me vrasësin. U bë denoncimi menjëherë por nuk ka ndërhyrë Prokuroria, ato institucione që duhet të mbrojnë demokracinë.

Unë mendoj se ky akt që kreu Edi Rama me Teatrin kundra çdo ligji nuk përjashton aspak mundësinë, ne na dha lajmin që ashtu siç shkatërroi Teatrin, shkatërron edhe zgjedhjet. Diktaturat nuk vijnë pa zgjedhje. Kur kanë kapur të gjitha institucionet fitojnë edhe zgjedhjet. Edhe Pinoçeti kështu vepronte.

Zgjedhjet janë të rrezikuara dhe teatri është provë. Mund ta shkruaj rezultatin në letër. Ke KQZ jo! Mund të shkosh të ankohesh? Kur nuk funksionon asnjë institucion je në diktaturë. Atëherë si rrëzohet diktaturat? Duke pritur të vdesë vetë diktatori. Duke bindur ndërkombëtarët sepse edhe Pinoçetin e mbështetën amerikanët. Këtu kemi shtetin e një personi. E merr atë arkitetin edhe i jep planin edhe i jep kulla. Është konflikt interesi.

Është një akt talebanësh, është një akt barbar që nuk mund të jesh dakord. Në të gjitha aspektet nuk mund të justifikohet dhe kjo tregon se sa e rrezikshme është kjo bandë dhe sa e çmendur pasi kalon çdo kufi.

Që është një minorancë që do të mbahet me dhunë dhe polici, kjo nuk ka më dyshim. Edhe ai ligji për heqjen e 55 vjeçarëve nga radhët e policisë mund të jetë me hile pasi mund t’i zëvendësojë me të rinj rilindas. Duhet të luftohet dhe mendoj se Teatri ishte një pishtar i ndezur dhe ajo flakë është rritur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.