E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lubonja: Në Shqipëri jepen vetëm komunikata për Covid-19, gazetarët duhet të ngrenë shqetësime
Publik News

Lubonja: Në Shqipëri jepen vetëm komunikata për Covid-19, gazetarët duhet të ngrenë shqetësime

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” ngriti shqetësimin se mediat, edhe në kohën e koronavirusit, publikojnë vetëm komunikatat qeveritare, ndërsa nuk ka aq sa duhet ngritje të shqetësimeve nga ana e gazetarëve.

Lubonja u shpreh se në Lombardi e Itali ka profesionistë, gazetarë, që mblidhen e ngrenë shqetësime reale për situatat, sic është edhe pandemia Covid-19.

“Ne nga mediat nuk duam vetëm publikimin, por edhe duam dokumentimin për shqetësimet që vijnë. Unë mendoj se nuk ka shumë tampone. OBSH ka thënë se duhen sa më shumë tamprone dhe nuk kemi tampone. Kemi tampone më pak se të gjithë. Ne gazetarët duhet të bëjmë dicka më shumë.

Në orën 18.00 del një specialist, aty ka gazetar dhje cojnë shqetësimin. Ka raportim në media, kurse këtu jepet vetëm komunikata. Nëse na jepet vision optimist, unë shpresoj, pork jo mund të na kthehet në boomerang. Media bën kritika të forta në Lombardi. Kemi nevojë pra që media të investigojë më mire”, tha Lubonja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.