E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lubonja:PD një parti që ashtu si PS, ka mbetur një parti që  pret kur t’i vijë radha e pushtetit.
Publik News

Lubonja:PD një parti që ashtu si PS, ka mbetur një parti që pret kur t’i vijë radha e pushtetit.

Por, dyshoj se mund t’i vijë kjo radhë, po vazhdoi kështu…!

Gazetari dhe analisti i njohur, Fatos Lubonja ka bërë një analizë të gjatë të Partisë Demokratike dhe të ardhmen që e pret këtë forcë politike, në gazetën “Panorama”.

Sipas tij, një qasje e ndershme dhe serioze e kësaj partie do të ishte nëse do të bëhej një kritikë dhe një ballafaqim, e cila do të çonte në një trajtim krejt tjetër të trashëgimisë së PD.

Më tej, Lubonja ka shkruar se tashmë njerëzit janë të qartë që partitë politike manipulojnë dhe i marrin vendimet në favor të një pakice të pasurish dhe, për këtë arsye, këto “parti” janë të destinuara të hanë njëra-tjetrën.

“Njerëzit tashmë janë shumë të qartë se përtej këtyre manipulimeve, të dyja partitë kur vijnë në pushtet, ushtrojnë vendimarrje në favor të një pakicë të pasurish. Si të tilla, këto “pjesë” që punojnë për një pakicë, janë shndërruar në dy banda të hanë njëra-tjetrën”, shprehet analisti.

Ai shton se zhvillimet e fundit, treguan se partia e destinuar për t’u ngrënë është PD, pasi Rama i mori gjatë fushatës elektorale edhe shenjën dalluese, V-në e dy gishtave.

Në fund, Lubonja shprehet se nëse PD ngulmon ta quajë veten të djathtë, nuk i mjafton vetëm përkatësia historike e një pjese të elektoratit, por duhet të kthejë vëmendjen drejt politikave sociale, drejt mbrojtjes së pasurisë publike dhe të territorit.

E në rast se kjo nuk ndodh, PD nuk do të vijë dot më kurrë në pushtet, për të punuar për të njëjtin grup kriminal dhe oligarkësh si Partia Socialiste.

“Ajo ka mbetur një parti që, ashtu si PS, kërkon që kur t’i vijë radha e pushtetit, të thotë se përfaqëson të gjithë popullin, dhe të punojë për një grup oligarkësh dhe njerëz të lidhur me krimin e organizuar. Por, dyshoj se mund t’i vijë kjo radhë, po vazhdoi kështu”, ka shkruar Lubonja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.