Luçiano Boçi shpërthen në Kuvend: E copëtuat Shqipërinë
“Reforma territoriale, dështim total”
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka sulmuar ashpër nga foltorja e Kuvendit reformën territoriale, duke e cilësuar atë si një dështim të plotë që ka “copëtuar Shqipërinë” dhe ka lënë qytetarët pa shërbime bazë.
Sipas Boçit, reforma ka sjellë boshatisjen e vendit dhe paralizimin e administratës lokale, ndërsa e njëjta mazhorancë që e miratoi, po tenton ta rikthejë sërish. Ai akuzoi qeverinë se ka shkatërruar funksionimin normal të pushtetit vendor dhe tani kërkon të riprodhojë të njëjtin model.
Deputeti demokrat paralajmëroi se Partia Demokratike do të paraqesë alternativën e saj për reformën territoriale dhe se kjo çështje nuk do të mbetet vetëm në Kuvend, por do të shoqërohet edhe me protesta. Sipas tij, ajo që është bërë deri tani përbën “turp mbi turp” dhe e ka zhytur vendin në krizë përfaqësimi dhe shërbimesh.
“Ne do të japim opsionin tonë. Ajo që keni bërë është turp mbi turp. Ky Parlament është i mbushur me turp,” deklaroi Boçi.
Gjatë seancës pati edhe replika të forta mes Boçit dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Boçi iu përgjigj me ironi deklaratës së Ballës, i cili i sugjeroi opozitës përdorimin e ChatGPT, duke e cilësuar këtë si fyerje dhe tregues të nivelit të debatit politik.
Ai theksoi se mbledhjet e komisioneve duhet të thirren përmes konsultimit dhe jo ultimatumit, duke nënvizuar se Partia Demokratike merr vendimet e saj në mënyrë autonome, në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.
“Skam pasur dyshime për inteligjencën e personit parafolës, se e ka nën nivelin mesatar meqë përmend ChatGPT.
Ju tërheq vëmendjen kujdes me fjalën. Është zakoni juaj, por po të ishit të vëmendshëm, se ai fyeu. Mbledhja e komisionit thirret në konsultim. Nuk ka pasur konsultime dhe nuk dilni dot, ndaj keni nevojë për chat gdp, ndaj përdoreni. Neni në fjalë nuk flet për komisionin e posaçmen që t’i ndërroni këto komisionet sipas qejfit. Mos bëni ultimatume. Ne jemi parti që i marrim vendimet vetë, jemi autonomë. Ecin në bazë të rregullores dhe kushtetutës.”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



