E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lufta/ Amnesty International kritikon Ukrainën: Mos publikoni videot e robërve rusë, po u rrezikoni jetën
Lajme

Lufta/ Amnesty International kritikon Ukrainën: Mos publikoni videot e robërve rusë, po u rrezikoni jetën

Amnesty International ka kritikuar autoritetet ukrainase se duhet të respektojnë të drejtat e robërve rusë të luftës sipas Konventës së Gjenevës. Autoritetet dhe ushtria ukrainase ka publikuar video të ushtarëve rusë të zënë rob mbi rolet e tyre në pushtimin e Ukrainës. Videot janë shpërndarë në mediat sociale ku shfaqen ushtarë të kapur duke kontaktuar anëtarët e tyre të familjes.

1

Drejtoresha e reagimit ndaj krizave të Amnesty International Joanne Mariner tha se: “Ndërsa konflikti vazhdon është thelbësore që të gjitha palët në konflikt të respektojnë plotësisht të drejtat e robërve të luftës. Çdo paraqitje publike mund t’u rrezikojë jetën atyre kur të kthehen në Rusi dhe gjithashtu të rezultojë problematik për familjet e tyre gjatë kohës që ata janë të kapur. Neni 13 i Konventës së Tretë të Gjenevës thotë në mënyrë eksplicite se të burgosurit e luftës duhet të mbrohen në çdo kohë, veçanërisht nga shfaqja publike. Është detyrë e pushtetit të paraburgimit të sigurojë që të drejtat e këtyre të burgosurve të respektohen siç duhet që nga momenti i kapjes.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.