E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Luizi tregon arsyen pse nuk ishin familjarët e tij në dasmë
Lajme

Luizi tregon arsyen pse nuk ishin familjarët e tij në dasmë

Luiz Ejlli ka folur për herë të parë për përballjen me realitetin jashtë pas përfundimit të Big Brother Vip Albania.

Ai u shpreh se në vend që të ishte duke festuar, kur ka dalë jashtë ka parë një pjesë të errët që e vret më shumë.

“Në vend që të isha duke festuar dal jashtë dhe shoh këtë pjesën e popullit që më ka dashur dhe shoh një pjesë që është shumë e errët që më vret më shumë se kaq. Uroj që ta lënë me kaq”, tha ai.

Luizi tha se nga sot është zhvendosur për të jetuar në një shtëpi më vete. “Për momentin po rrimë bashkë.. Unë jam natyrë që e kam pak bezdi. Kam qejf të kem shtëpinë time. Nuk dua t’i dalë fjala Oltës. Sot më është dhënë mundësia dhe e gjeta shtëpinë. Sot do të hyj. Unë dal herët dhe këpucët i vesh në makinë se duhet me kërcit shkallët”,deklaroi Luizi.

Ai foli edhe për mungesën e familjes së tij në dasmë. “E di si është një punë. Asnjë nuse nuk është e denjë për djalin e tyre dhe asnjë djalë nuk i denjë për vajzën e tyre. Kushdo e sheh fëmijët e vet si më perfektin. Jeta kështu është bërë. Një djalë duhet të marrë një vajzë, të bashkohen dhe të krijojnë familjen.

Nëna ime ashtu si shumë prind kur shohin fëmijët e tyre të lumtur, janë edhe aya të lumtur. Kanë hëngër drekë bashkë, kanë folur. I kam ngacmuar pak nuk më kanë thënë asnjëra. Le të rrjedhë. Unë babën nuk e kam, familja jetonte në Amerikë. Nëna ishte shumë e sëmurë atë natë kurse motrën e vriste presioni nga jashtë që familja e ka shfrytëzuar. Kjo ishte arsyeja pse ika në Shkodër”, u shpreh këngëtari.

45787

Ai tregoi më shumë detaje nga jeta e tij personale, përfshirë periudhat më të errëta të cilat kanë ndikuar në karrierë.

“Zoti i jep të gjithëve nga një shans në jetë. Mua më dha tre, problem është që dy mi dha në një moshë shumë të re që nuk e njihja botën e showbizit dhe biznesit. Pata fatkeqësinë të bija në njerëzit e gabuar, të cilët nuk ma dhanë atë që unë doja. Në fushën e muzikës dhe artit, ëndrrat e mia për të vazhduar. U duk sikur u shfrytëzova në atë periudhë kohe që nuk zgjati shumë. Më pas ishte një vendim i imi që mora për të ndjekur zemrën dhe jo mendjen, ika në Francë. Po të ndiqja mendjen kisha mundësi të krijoja karrierën”, deklaroi Ejlli./tch/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.