E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lulzim Basha flet për media, pas takimi me Metën dhe aleatët
Politikë

Lulzim Basha flet për media, pas takimi me Metën dhe aleatët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se kishte diskutuar me Presidentin Ilir Meta për zgjedhjet e 13 tetorit.

basha

Kam zhvilluar një takim me presidentin për krizën politike dhe datën e dekretuar të zgjedhjeve të 13 tetorit, për propozimin e tij për zgjedhje lokale, parlamentare dhe presidenciale që nënkupton ndryshimin e Kushtetutës.

Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e Presidentit dhe shqetësimin e tij, që zgjedhjet e ardhshme do të jenë për njerëzit dhe se opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’iu garantuar shqiptarëve të drejtën e votës’, tha ndër të tjera kreu i opozitës Lulzim Basha.

Z. Basha, keni pasur sot një takim me kreun e shtetit. Çfarë keni biseduar dhe a lidhet kjo me 13 tetorin?

Lulzim Basha: Padyshim lidhet me 13 tetorin. Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, zgjedhjeve lokale dhe siç është shprehur politikisht, edhe përmes zgjedhjeve të reja presidenciale, që nënkupton ndryshime kushtetuese.

Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e presidentit dhe shqetësimin e tij i kam bërë të qartë se PD dhe opozita e bashkuar janë në këtë betejë për interesin e njerëzve që zgjedhjet e ardhshme ndryshe nga farsa e 30 qershorit, siç e deklaroi dhe OSBE/ODIHR, duhet të jenë për njerëzit dhe jo për partitë dhe aq më pak për Ymer Lalët e aq më keq për shokun e tyre, bablokun e madh dhe oligarkët dhe se në këtë funksion, opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’i garantuar shqiptarëve të drejtën e votës që është dhunuar dhe tjetërsuar përtej çdo përfytyrimi, siç e pamë dhe më 30 qershor, ku Edi Rama nuk i rezistoi dot tundimit për të vjedhur edhe një proces ku kandidonte vet, numëronte vetë, tabulonte vet, dhe për të garantuar përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme një qeveri për njerëzit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.