E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lulzim Basha me përfaqësues të biznesit të turizmit: Ja synimi ynë brenda 4 viteve
Publik News

Lulzim Basha me përfaqësues të biznesit të turizmit: Ja synimi ynë brenda 4 viteve

Në fjalën e tij, Basha tha se synimi i Partisë Demokratike në pushtet është që brenda 4 viteve  industria e turizmit të ketë  një rritje nga 8 në 10%

Kreu i opozitës u shpjegoi bizneseve efektet që do të ketë ky angazhim i qeverisë së tij pas 25 prillit për të gjithë turizmin në vend.

“Në rrafshin e objektivave të drejtpërdrejta  që kanë të bëjnë me turizmin, synimi kryesor është  që brenda 4 viteve  industria të ketë  një rritje nga 8 në 10% dhe këtu padiskutim përjashtojmë pjesën e udhëtimit, që është pothuajse edhe njëherë kaq. Flasim vetëm për  turizmin dhe jo  për udhëtimin, se  bashkë me udhëtimin na shkon 22%. Në praktikë kjo do të thotë, të dyfishojmë numrin  e  të punësuarve në sektor. Në praktikë kjo do të thotë synojmë  një rritje prej 15% të numrit të turistëve vit pas viti. Këto janë objektivat. Instrumente sesi duhet bërë kjo”, tha ndër të tjera Basha.

Sipas kryedemokratit, një instrument që do të ndihmojë turizmin është që taksa 6% që duhet të zbatohet për të gjithë operatorët turistikë.

“Ne kemi shpalosur disa prej këtyre instrumentave dhe  sot mund të diskutojmë në detaje  edhe të tjera dhe proceset se si do i avancojmë, por një nga instrumentat  është padiskustim që taksa 6% që duhet të zbatohet për të gjithë operatorët turistikë, e kam fjalën për TVSH-në, tatimin mbi vlerën e shtuar. Ky instrument së bashku me një mbështetje të fuqishme financiare, me një paketë financiare dhe fiskale për të mbështetur kualifikimin e fuqisë punëtore, kualifikimin e rikualifikimin e fuqisë punëtore”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.