Lulzim Basha përfundon në SPAK
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Basha ka hyrë në godinën e SPAK rreth orës 16:00, por deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me arsyen e paraqitjes së tij.
Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një thirrje zyrtare nga prokurorët e posaçëm apo një paraqitje vullnetare nga ana e Bashës.
SPAK nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë për mediat, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion rreth kësaj lëvizjeje të ish-kreut demokrat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



