E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lulzim Basha, zgjodhi të urojë besimtarët katolikë për Krishtlindje nga kisha e Shën Mhillit në Laç dhe ajo e Shna Ndout.
Publik News

Lulzim Basha, zgjodhi të urojë besimtarët katolikë për Krishtlindje nga kisha e Shën Mhillit në Laç dhe ajo e Shna Ndout.

Kisha 100 vjeçare e Shën Mhillit, ndonëse e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit hapi dyert dhe u bë strehë për banorët, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti.

“Unë kam besim tek forca e njerëzve që besojnë në Zot, kam besim se një ditë e shenjtë, siç është dita e Krishtlindjes, ka fuqinë dhe magjinë për të bashkuar shqiptarët për të triumfuar mbi çdo vështirësi, për të triumfuar mbi të keqen. Nëse arrijmë këtë, mund të arrijmë çdo projekt tjetër”- tha kreu i opozitës.

Më tej ai theksoi se kishte zgjedhur këtë kishë, në shenjë mirënjohjeje për strehimin dhe ndihmat që ajo dha për banorët me shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.

“Kishën e Shën Mëhillit e zgjodha si një nga kishat e goditura nga tërmeti për të dhënë një mesazh shprese, besimi dhe për t’u lutur për të gjithë njerëzit e goditur nga tërmeti, të gjithë njerëzit në nevojë, për të falenderuar shërbëtorët e Zotit, të kësaj kishe dhe të të gjithë kishave të vendit, që janë gjendur pranë njerëzve në nevojë që në çastet e para të fatkeqësisë, për t’i falenderuar nga zemra dhe për t’u uruar të gjithë besimtarëve katolikë e të krishterë, gëzuar për shumë vjet, dhe mot më mirë.” – ishte urimi i Bashës nga Kisha e Shën Mhillit.

kisha 5basha isha 4kisha 2kisha 1basha kisha 2basha kisha 1basha kisha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.