E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Ma shpjego si mësuesi nxënësit’, Bylykbashi flet për listat 100% të hapura, Fevziu: Këta as vet se dinë ç’a thonë…
Publik News

‘Ma shpjego si mësuesi nxënësit’, Bylykbashi flet për listat 100% të hapura, Fevziu: Këta as vet se dinë ç’a thonë…

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” është i ftuar përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PS Damian Gjiknuri, analisti Preç Zogaj dhe Baton Haxhiu.

Bylykbashi ka shpjeguar propozimin e PD në Këshillin Politik, për listat 100% të hapura, opr edhe pse në dukje e thjeshtë për t’u kuptuar, në studoi është krijuar një “kaos” dhe ka pasur keqkuptime në panel.

Debati i plotë

Fevziu: Cili ka qenë propozmi juaj në Këshillin Politik për listat 100% të hapura?

Bylykbashi: Propozimi ka qenë për lista 100% të hapura. Ajo që u kalua në Kushtetutë nuk është listë e hapur.

Fevziu: Ma shpjegoni si mësuesi nxënëse, sa më thjeshtë që të kuptohet dhe nga qytetarët.

Bylykbashi: Duhet të jetë e hapur 100% që votuesi jo vetëm të votojë, por të rendisë kandidatët. Ata janë të renditur në mënyrë alfabetike, nga A te ZH, dhe më pas zgjedhësit votojnë emrin që duan. Kush merr më shumë vota ngjitet sipër kolegut të tij. Nëse emrat janë të renditur në listë, në momentin që ai vë kryqin te kandidati, vota i shkon dhe partisë. Nëse vendos dy kryqe, vota sërish i shkon partisë, vetëm partisë jo një kndidati të veçantë. Kjo mënyrë është më e thjeshtë. I jep mundësi zgjedhjësve të bëjnë renditjen e atyre që janë fitues. Kjo është në 12 qarqe.

Haxhiu: Kur vendosen emrat sipas alfabetit, brenda partisë ekziston mungesë lidershipi, pse rendi albabetik e bën më të thjeshtë për votuesin shqiptar? Kur emrat që kanë më shumë meritë të renditen nga lideri?

Bylykbashi: Versioni jonë i jep fuqinë zgjedhësit. Janë ata që vendosin sa vota merr secili nga kryetari i partisë te anëtari më i ri.

Fevziu: Se dinë as vetë ç’a thonë…unë as vetë nuk e kuptoj se çfarë po thoni. Flitet teknikisht dhe jo në parim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.