E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Macron jep lajmin e keq: Lukashenko nuk pranon ndërmjetësimin e OSBE për zgjidhjen e krizës
Lajme

Macron jep lajmin e keq: Lukashenko nuk pranon ndërmjetësimin e OSBE për zgjidhjen e krizës

Kryeministri shqiptar Edi Rama, njëherazi edhe kreu i OSBE, i bëri thirrje presidentit bjellorus Lukashenko që të niste një dialog me opozitën vendase dhe me ndërmjetësimin e OSBE-së për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Por duket se kërkesa e Ramës që u mbështet edhe nga SHBA e Rusia duket se nuk është marrë parasysh nga ai që njihet edhe si “diktatori i fundit në europë”.

Presidenti francez Emmanuel Macron në një konferencë të përbashkët me Angela Merkel tha se Aleksandër Lukashenko nuk e ka pranuar ndërmjetësimin e OSBE-së në krizën politike në Bjellorusi.

Kujtojmë se populli bjellorus është ngritur në protesta kundër Lukashenkos, por disa protestuesë dhe aktivistë opozitarë janë burgosur.

Edhe Bashkimi Europian ëkrkoi zgjidhjen e krizës politike në Minsk me ndërmjetësimin e OSBE, por duket se Lukashenko mbetet i vendosur në qëndrimine  tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.