E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Magdeburg, makina hyn me shpejtësi në Tregun e Krishtlindjeve: 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Lajme

Magdeburg, makina hyn me shpejtësi në Tregun e Krishtlindjeve: 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një incident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Gjermani, ku një makinë BMW e errët hyri në turmë.

Numri i të vdekurve nga masakra në Magdeburg është të paktën 11. Kështu bën të ditur tabloidi gjerman Bild, duke konfirmuar shifrën e dhënë nga ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani.

Sipas dëshmitarëve okularë, ngjarja nisi në orën 19:04 dhe shpejt alarmoi shërbimet e emergjencës, të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është arrestuar nga autoritetet, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po kryen kontrolle për eksploziv të mundshëm.

Sipas medias tjetër gjermane Die Welt, autori i sulmit është nga Arabia Saudite, rreth 50 vjeç. Nga sa kuptohet deri tani ai ka marrë me qira automjetin për ta përdorur për sulmin.

Në përgjigje të incidentit, qyteti i Halle, rreth 80 kilometra larg, ka rritur masat e sigurisë në tregjet e tij të Krishtlindjeve dhe spitalet lokale po përgatiten për të pritur të plagosurit. Tobias Teschner, kreu i departamentit të sigurisë në Halle, ka konfirmuar gatishmërinë për të menaxhuar situatën.

Ky sulm ka tronditur qytetarët dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë në tregjet e Krishtlindjeve në Gjermani. Autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar që tregjet të mbeten të sigurta për qytetarët.

Kancelari gjerman Olaf Scholz shkruan në X, lajmet që vijnë nga Magdeburgu sugjerojnë më të keqen.

“Lajmet nga Magdeburgu sugjerojnë më të keqen. Mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Ne jemi në anën tuaj dhe në krah të njerëzve të Magdeburgut. Falënderimet e mia shkojnë për punonjësit e shpëtimit të përfshirë në këto orë ankthi”, shkruan Scholz.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.