E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mahmutaj: Berisha ka kërcënuar prokurorët e SPAK për 21 janarin
Flash

Mahmutaj: Berisha ka kërcënuar prokurorët e SPAK për 21 janarin

Gazetari Fatos Mahmutaj ka deklaruar se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ushtruar presion dhe kërcënime ndaj prokurorëve të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për t’i penguar ata të hetojnë çështjen e 21 janarit.

Në një intervistë për emisionin “Ora e Fundit”, Mahmutaj u shpreh se drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i trembet Berishës për shkak të kërcënimeve të përsëritura që i janë bërë nga ish-kryeministri.

“Berisha i ka kërcënuar me dhjetëra herë prokurorët e SPAK. Edhe Meta i ka kërcënuar, madje edhe në mënyrë familjare. Berisha ka kërcënuar pa e vrarë mendjen fare. Kemi linçim publik dhe familjar të emrave të prokurorëve. Të gjithë i tremben Berishës,” tha Mahmutaj.

Ai shtoi se, sipas tij, edhe në rast se zgjatet mandati i SPAK, Berisha nuk do të hetohet për ngjarjet më të rënda të lidhura me periudhën e qeverisjes së tij.

“Është e kotë, edhe po t’ua zgjasin mandatin, Berisha nuk do hetohet për gjërat makabre që ka bërë. Ai do marrë dënime qesharake. Dënohet për truallin e ‘Partizanit’ dhe nuk merret nën hetim për vitin 1997, zhdukjen e Remzi Hoxhës, Gërdecin apo 21 janarin,” u shpreh Mahmutaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.