Makina del nga rruga në Elbasan, plagoset shoferi dhe tre fëmijët e tij të mitur
Një aksident i rëndë ka ndodhur së fundmi në aksin Elbasan-Metalurgji.
Policia njofton se është plagosur shoferi dhe tre fëmijët e tij të mitur, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 09.08.2022, rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji , shtetasi D.Z., 40 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë rruga , ështê dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 fëmijet e tij të mitur, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



