Makina del nga rruga në Fier, ndërron jetë 19-vjeçari (Emri)
Fier- Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Hamil në Fier ku si pasojë ka humbur jetën një 19-vjeçar.
Ai është shtetasi Kristian Thomo, 19 vjeç, banues në Hamil, Fier, i cili duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



