E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina përplas 12-vjeçarin, i mituri dërgohet me urgjencë në spital!
Lajme

Makina përplas 12-vjeçarin, i mituri dërgohet me urgjencë në spital!

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë, në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve”.

Gazetari i Panorama.al raporton se një automjet tip Benz ka përplasur një të mitur të moshës 12-vjeçare, i cili i ka prerë rrugën makinës.

I mituri është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të saj.

Dy muaj më parë në të njëjtin vend ndodhi i një aksident i ngjashëm ku një automjet përplasi një fëmijë duke e lënë atë të plagosur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.