E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Malaj: Agron Duka ka pasur oferta nga mazhoranca për të kaluar nga opozita në qeveri
Publik News

Malaj: Agron Duka ka pasur oferta nga mazhoranca për të kaluar nga opozita në qeveri

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka thënë mbrëmjen e sotme se kreu i PAA Agron Duka ka pasur oferta nga mazhoranca aktuale për të kaluar nga opozita në qeveri.

Në emisionin Tempora, Malaj tha se Agron Duka nuk i ka pranuar këto oferta.

“Z. Duka ka pasur oferta nga qeveria aktuale për të kaluar nga opozita në qeveri dhe kjo tregon kredibilitetin e tij publik. Ideja ka të bëjë se duhet të bëhet me patjetër rrotacioni. Vetëm një koalicion i fortë mund ta lehtësojnë rrotacionin në vend. Nuk janë njerëzit që e pengojnë rrotacionin, por partitë e vogla që krijojnë koalicionet të cilat ushqehen nga grindjet dhe nuk ushqejnë koalicionet e mëdha”, u shpreh Malaj.

Kujtojmë se, pak kohë më parë ish-ministri Malaj iu bashkua Partisë Agrare Ambientaliste të Agron Dukës si këshilltar strategjik për hartimin e platformës së kësaj partie, për zgjedhjet e ardshme parlamentare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.