Maliq, 13 fshatra pa energji elektrike, rrjeti i amortizuar shkatërrohet nga stuhia
Rreth 13 fshatra të njësisë administrative Gorë në Maliq janë pa energji elektrike. Lajmi është bërë me dije nga administratori i kësaj njësie, Nazmi Qose, kur tha se e gjithë kjo situatë është krijuar për shkak të reshjeve të shumta shoqëruara me erë të fortë dhe stuhi.
Fshatrat e Gorës, sipas administratorit kanë një shtrirje të madhe dhe ajo që është më shqetësuese, rrjeti është shumë i amortizuar dhe shtrihet në zona të thella malore.
Për këtë arsye gjithmonë kur ka reshje shiu me erë të fortë, pjesa më e madhe e këtyre fshatrave ngelen pa energji elektrike.
Sipas informacioneve grupet e OSHEE-së janë në terren. Drita nuk ka edhe në njësinë administrative Çërravë dhe Dardhas të Pogradecit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



