E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Maliq/ Dëshmia e banores që shpëtoi 7-vjeçaren: I moshuari ishte gjysmë i zhveshur, ndërsa e mitura…
Lajme

Maliq/ Dëshmia e banores që shpëtoi 7-vjeçaren: I moshuari ishte gjysmë i zhveshur, ndërsa e mitura…

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq ku një 71-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Ka qenë një nga banoret ajo që e ka shpëtuar vajzën.

Dëshmia e saj:
Ishte mesditë rreth orës 13:30, pashë nga larg një situatë të sikletshme.
P.L, kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte tërhequr me vete edhe vajzën e mitur.
Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt.
Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu.
Ishte gati për të kryer marrëdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë përveç se ka pësuar traumë nga ngjarja. Ndërkohë, 71 vjeçarin e goditi dy herë me grusht edhe një banor tjetër pasi mësoi për ngjarjen.
Nga ana tjetër sipas burimeve nga policia po hetohet nëse 71 vjeçari e kishte ngacmuar edhe herë të tjera dhe nëse i ka ofruar lekë vajzës pasi sipas banorëve vajzën e ka ngacmuar për ditë me radhe duke i thënë se do t’i jepte lekë.

Njoftimi

E rëndë në Maliq, 71-vjeçari tenton të abuzojë

Komisariati Maliq

E rëndë në Maliq, 71-vjeçari me iniciale P.L tenton të abuzojë seksualist me një 8-vjeçare

Nga informacionet paraprake, mësohet se ka qenë babai i vajzës, i cili ka denoncuar në polici rastin. Sipas deklarimeve, bëhet me dije se i moshuari me iniciale P.L. e ka zhveshur 8-vjeçaren me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Mësohet se ka qenë një vajzë tjetër më e rritur në moshë, që i ka parë në këndi i lojrave të shkolla e fshatit dhe ka ndërhyrë menjëherë për të larguar të moshuarin.

Sipas banorëve, i moshuari ka qenë i martuar, me dy fëmijë. Bashkëshortja me fëmijët e tij ndodhen jashtë vendit, ndërsa ai jetonte i vetëm në shtëpi.

68-vjeçari ra në prangat e policisë ndërsa ka nisur edhe hetimi për rastin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.