E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Mami ka qenë e detyruar për të liruar kriminelët’ – Merret në pyetje nga SPAK gjyqtarja Enkeleida Hoxha
Lajme

‘Mami ka qenë e detyruar për të liruar kriminelët’ – Merret në pyetje nga SPAK gjyqtarja Enkeleida Hoxha

Gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha do të merret në pyetje këtë të hënë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Hoxha është shoqëruar sot nga forcat e Policisë, nga paraburgimi në ambientet e SPAK, ku pritet të deklarohet në përgjigje të çështjeve që organi i akuzës po heton.

Ndër të tjera, një pikë e cila pritet të preket gjatë marrjes në pyetje është edhe ajo nëse gjyqtarja ka marrë kërcënime të cilat e kanë detyruar të marrë vendime për t’i hapur dyert e qelive të burgosurve të rrezikshëm. Kjo referuar një deklarate të fortë nga vajza e gjyqtares, ditën e shtunë, përpara se GJKKO të jepte vendimin për masën e sigurisë ndaj gjyqtares.

E bija e Enkeleida Hoxha tha për mediat: “Ajo nuk është ashtu si thotë media. Mamaja ime nuk ka asnjë shtëpi apo makinë. Mamaja ime është përpjekur të punojë me shumë ndershmëri dhe pastërti. Do marrim pjesë në seancën e mamit dhe do dëgjojmë masën e sigurisë së saj. Mamaja ime ka pasur një arsye shumë të fortë për të liruar atë. Mund të jetë detyruar. Kam bërë lidhjen e ngjarjeve dhe kam arritur në konkluzionin që ajo ka qenë e detyruar” Gjyqtarja Hoxha u arrestua bashkë me 9 persona të tjerë me akuzën për korrupsion, pasi dyshohet se lironte persona me dënime të rënda kundrejt pagesave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.