E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manja, akuzë Presidentit: Arsyetimi i tij dashakeq, synohet bllokimi i Kushtetueses
Publik News

Manja, akuzë Presidentit: Arsyetimi i tij dashakeq, synohet bllokimi i Kushtetueses

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, duke ftuar deputetet te votojne dy emrat per anetaret e rinj te Gjykates Kushtetuese, e ka cilesuar dashakeq arsyetimin e bere nga Presidenti i Republikes, Meta, qe edhe sot para nisjes se seances plenare u kujtoi ligjvenesve se ‘Kushtetuta e ka përcaktuar qartë radhën se si kryhen emërimet për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese!’.

manja-637x450

 

 

“Sot është momenti të dëshmojmë seriozitetin e vullnetin politik për ta bërë funksionale kushtetuesen. Duhet të bëjmë detyrën tonë, kandidatët që na ofrohen për votim janë dy zonja që i bëjnë nder gjykatës Kushtetuese. Kemi një debat me Presidentin, si përherë na paraqetitet si debat kushtetues po në thelb është konfliktik i pastër politik, që kur Presidenti e lexon kushtetutën politikisht e jo si garant i saj. Në rastin e kushtetueses duhet të çlirohet nga mentaliteti i konfliktit politik dhe të bashkëpunojë për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese”, tha Manja.

manja kuvend

Ai i ka bere nje pyetje Presidentit te vendit. “Unë kam një pyetje për presidentin e vendit, edhe pse nuk është jurist dhe nuk e ka domosdoshmëri të jetë jurist. Supozojmë se do zbatojmë radhën, të parin e ka presidenti, të dytin e votojnë me, po radha nuk i shkon presidentit por gjykatës së lartë, atëherë ca do bëjmë sipas Presidentit te Republikes, do bllokojmë Kushtetuesen edhe për një vit? Ja që arsyetimi i presidentit nuk eshte qellimmire, është dashakeq, se me këtë interpretim synohet bllokimi i Kushtetueses. Kuvendi që i ka marrë listat në 14 tetor, brenda datës 13 nëntor ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të ushtrojë kompetencën për të zgjedhur dy anëtarët e Kushtetueses, dhe këtë e ushtron sot me votimin që do të kryhet sot brenda afatit 30 ditor”- tha ai.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.