E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani, Petrit Vasilit: Akoma nuk e di që Rama s’ka tavolinë!!?
Lajme

Manjani, Petrit Vasilit: Akoma nuk e di që Rama s’ka tavolinë!!?

Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili bëri publik sot faktin se ka qenë ai si Ministër i Drejtësisë që ka informuar kryeministrin Edi Rama se Shqipëria rrezikon më shumë se 1.3 miliardë euro për ti humbur në gjyqe ndërkombëtare.

Sigurisht që kryeministri Rama nuk e ka përmendur asnjëherë këtë fakt, duke bërë të paditurin, ndërsa ngulmonte se veprimet që kishte bërë, do i ribënte sërish.

Në këtë debat ka hyrë edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili me sarkazëm i drejtohet Vasilit se ‘Rama nuk ka tavolinë fare’.

Ja çfarë shkruan Ylli Manjani:

Miku im Petrit Vasili thotë se”Rama e ka në tavolinë infon për vendimet e Strasbourg”… 

Çështja është se ai nuk ka tavolinë. Ka vetëm tepsi me drogë, kusi me tendera e govata me koncensione!

Sa ti ketë këto nuk pyt për asnjë nemce ai! Edvini i rilindur njihet si Haxhi!

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.