Manjani: Rama nëse do fliste në OKB për Kosovën, do bënte 1 mijë herë më shumë për vendin, se sa foli për shtetin e Baba Mondit
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur për nismën e Ramës për të krijuar shtetin Bektashi brenda Tiranës.
I ftuar në emisionin “A Show”, Manjani tha se Rama nuk po bën dot shtetin e madh për të cilin paguhet dhe jo më një tjetër.
Sipas Manjanit të gjithë zhurmën Rama po e bën për vëmendje.
“Ky s’bën shtetin që paguhet për atë punë. Ky gjymerti i madh që s’di të bëjë shtetin e madh, qenka duke bërë këtë tjetrin. Ky është karagjozllik i madh. Nuk ka qenë në genin tonë për të bërë luftë për fenë.
Po e marrim të mirëqenë të krijohet shteti brenda shtetit në Shkozë. Rama shkon në OKB dhe thotë do bëj shtetin e Baba Mondit. Nuk e meritojmë këtë gjë.
Të shkosh të thuash do bëj shtet brenda shtetit në Shkozë. Sikur Shqipëria nuk ka asnjë problem tjetër. Është në stilin e Edi Ramës të marrë vëmendjen. Nuk jeton dot pa vëmendje”, u shpreh Manjani
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



