E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manzë/  U ka  me pistoleta, pushkë sportive dhe në banesë, pranga 38-vjeçarit!
Lajme

Manzë/ U ka me pistoleta, pushkë sportive dhe në banesë, pranga 38-vjeçarit!

Qani Hysa nga Dibra raportohet se mbante fshehur në banesën e tij 2 pistoleta dhe municion luftarak dhe 1 pushkë sportive, që janë sekuestruar nga policia.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me shërbinet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, ushtruan kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit Q. H., 38 vjeç, banues në Sukth.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri pistoleta, 1 pushkë sportive, 1 thikë dhe municion luftarak”, raportojnë uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet bazuar në inteligjencën policore, për goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Kontrollet, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”. Falë inteligjencës policore u finalizua operacioni policor i koduar “Sukthi”.

Operacioni u zhvillua nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, 1 pushkë sportive dhe 1 armë e ftohtë (thikë).

Vihet në pranga poseduesi i armëve, një 38-vjeçar nga Dibra, me banim në fshatin Vardardhe-Sukth.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj armëmbajtjes pa leje, falë inteligjencës policore të siguruar nga shërbimet e Policisë, se një shtetas posedonte disa armë zjarri, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Sukthi”.

Në kuadër të operaconit, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me shërbinet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, ushtruan kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit Q. H., 38 vjeç, banues në Sukth.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri pistoleta, 1 pushkë sportive, 1 thikë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. H., 38 vjeç, banues në fshatin Vardardhe-Sukth.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.