E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Maqellarë/ Qëllohet me armë  mbi drejtues të shtabit elektoral të opozitës
Lajme

Maqellarë/ Qëllohet me armë mbi drejtues të shtabit elektoral të opozitës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte, teksa po i drejtoheshim heshtjes zgjedhore. 

Bëhet e ditur se në fshatin Kllobçisht të Maqellarës janë kërcënuar me jetë mbështetësit e PD. 

Sipas denoncimit të bërë nga drejtues të shtabit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Maqellarë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga një makinë, ku ndodhej edhe drejtori i DRSSH, Erger Kosiqi.

Një makinë me targa italiane BX439CW ka qëlluar në ajër dhe është larguar.

Nga ana e anëtarëve të shtabit elektoral është njoftuar policia.

Kosiqi me njerëzit e tij kanë kërcënuar kandidatin për anëtar të këshillit bashkiak të bashkisë Dibër, Hajrulla Hoxha, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.