E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mariglen Qato edhe te afera e ‘Myslym Ketës’, dyshime për falsifikim të kostove të rindërtimit
Denoncime

Mariglen Qato edhe te afera e ‘Myslym Ketës’, dyshime për falsifikim të kostove të rindërtimit

Pas tenderave të përfituar nga Ujësjellësi, duket se kompania e të afërmeve të Mariglen Qatos, ka përfituar edhe tenderin për shembjen e pallateve te ‘Myslym Keta’. Të dhënat e akt padisë së bërë nga avokatja Adriana Kalaja për shembjen e këtyre pallateve, tregojnë se kompania 5D kërkoi ndihmë për largimin e banorëve nga apartamenteve. Gjithashtu, dyshohet se për shembjen e pallateve janë falsifikuar dhe dokumentet për kostot e rindërtimit.

Kompania ‘5D Konstruksion’, në pronësi të të afërmëve të drejtorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Tiranës, Mariglen Qato, përfitoi tenderin për shembjen e 13 pallateve te rruga ‘Myslym Keta’.

Sipas akt padisë së bërë në SPAK nga avokatja Adriana Kalaja, për shembjen me forcë të këtyre pallateve, rezulton se kompania ‘5D Konstruksion’, bëri kërkesën për mbështetje me forca policie dhe institucione të tjera, pasi banorët rezistuan dhe refuzuan shembjen e pallateve pa marrë më parë garanci për pronën.

Më pas, ndodhi edhe ndërhyrja me forcë te ‘Myslym Keta’, ku në orët e para të mëngjesit u bë shembja e pallateve, teksa banorët u larguan prej tyre. Po sipas akt padisë së dorëzuar në SPAK nga Adriana Kalaja, ka dalë në pah dhe një detaj tjetër i rëndësishëm, që duket se thellon dhe më shumë aferën e shembjes së këtyre pallateve.

Sipas akt padisë, dyshohet se për shembjen e këtyre pallateve është bërë falsifikimi i kostove të riparimeve, duke i nxjerrë më të mëdha se ato të rindërtimit. Dhe në bazë të këtyre kostove, duket se është marrë dhe vendimi për shembjen e pallateve te ‘Myslym Keta’.

Për këtë ngjarje, Adriana Kalaja ka bërë kallëzim në SPAK ku kërkon hetim të Erion Veliajt, Mariglen Qatos dhe shumë zyrtarëve të tjerë të bashksië së Tiranës, të cilët dyshohet se kanë kryer disa vepra penale. Kompania e të afërmve të Mariglen Qatos, ka qenë një ndër përfitueset kryesore të tenderave të zhvilluar nga bashkia e Tiranës gjatë viteve që bashkia është drejtuar nga Erion Veliaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.