E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Martesa e Messit  me Antonella Roccuzzo në krizë
Lajme

Martesa e Messit me Antonella Roccuzzo në krizë

Martesa e Lionel Messit dhe Antonella Roccuzzo se po kalon një krizë pas 15 vitesh së bashku dhe shkak është një gazetare e njohur sportive.

Sipas mediave argjentinase, ylli i futbollit ka tradhtuar nënën e tre fëmijëve të tij, me gazetaren Sofia Martinez.

Marrëdhënia e sulmuesit argjentinas me Sofia Martinez ka tërhequr vëmendjen e mediave, pasi të dy janë shfaqur duke shkëmbyer shikime me njëri-tjetrin gjatë intervistave, ndërsa momentet mes tyre janë bërë virale në mediat sociale.

lionel messi2

Në pamje shfaqet gazetarja sportive që bën të qeshë futbollistin dhe më pas të dy shkëmbejnë shikime.

Pikërisht ky afrimitet mes tyre ka nxitur tensione në marrëdhënien e tij me bashkëshorten, krizë që filloi në ceremoninë e Topit të Artë më 30 tetor.

Lojtari u ngjit në skenë me tre fëmijët e çiftit, ndërsa Antonella qëndroi e ulur në publik ku u bë “dëshmitare” e afrimitetit të bashkëshortit të saj me Sofia Martinez.

Çifti, të cilët janë në një lidhje prej vitit 2008, nuk ka komentuar thashethemet.

Ata janë prindër të tre fëmijëve Thiago, 11, Matteo, 8 dhe Ciro, 5 vjeç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.