“Martinaj në konflikt me një biznesmen të fuqishëm”, detaje nga “zhdukja” e tij: Babai mendon se ai është eliminuar
I rrëmbyer, i vrarë apo i fshehur, këto janë tre pyetjet që lidhen direkt me Ervis Martinaj i cili prej gati 1 muaji ka humbur çdo kontakt me familjarët e tij. Gazetarja Klodiana Lala gjatë një emisioni televiziv tha mbrëmjen e sotme se babai i Ervis Martinaj, ka dhënë një orar pak a shumë të specifikuar të kohës kur i biri mund të jetë zhdukur.
Mustafa Martinaj thotë që në datën 9 gusht, nga ora 19 e 30 deri në 22:00 të po asaj mbrëmjeje, mendoj se djalit i ka ndodhur diçka e rëndë dhe është eliminuar nga kundërshtarët.
Më tej gazetarja tha se ajo vetë ka takuar një pjesë të kontakteve të Martinajt por shtoi se përveç konflikteve me kriminelët, ai ka konflikte edhe me biznesmenë.
Këtu ajo përmendi një biznesmen që po ndërton vila te Gjiri Lalzit por pa dhënë shumë detaje.
Kam takuar një pjesë të mirë të kontakteve të tij, edhe kundërshtarët. Kam takur edhe vetë Ervis Martinaj për shkak të punës. Por babai dhe xhaxhai lënë të kuptohet që kishte përplasje shumë të forta. Sipas asaj që rezulton janë edhe biznesmenë të fuqishëm me të cilët Martinaj kishte konflikte dhe njëri prej tyre po ndërton në Gjirin e Lalzit, të cilit i ka dhënë paratë dhe po kërkon të marr vila mbrapsht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



