E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Masakra e Selenicës/ Deputeti i PD: Ka ardhur koha që shqiptarët të rikthejnë besimin në Zot
Lajme

Masakra e Selenicës/ Deputeti i PD: Ka ardhur koha që shqiptarët të rikthejnë besimin në Zot

Pas masakrës së një dite më parë në fshatin Resulaj të Vlorës, kku mbetën të vrarë 8 persona, ka reaguar edhe deputeti demokrat Agron Shehaj.

Përmes një postimi në Facebook, Shehaj duke ju shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave për këtë humbje të madhe, ka shkruar se ka ardhur koha që shoqëria shqiptarë të rikthejë besimin në zot dhe në moral.

Ja postimi I Shehajt:

Kur lexova lajmin rrëqethës të vrasjes së 8 personave për motive të dobëta më erdhi ndërmend mendim i filozofit gjerman:

“Zoti vdiq. Zoti mbetet i vdekur. Dhe jemi po ne që e kemi vrarë. Si do ta ngushëllojmë veten tani?…”

F. Nietzsche.

Po percjell shprehjen e Nietzsche jo sepse ndaj te njejtin mendim, por sepse kjo shprehje shpjegon me se miri dramën e mungeses se besimit dhe te vlerave.

Filozofi i famshëm nuk e ka fjalën që Zoti vdiq “fizikisht”, por nënkupton humbjen e besimit të shoqërisë te zoti dhe te morali i tij. Vakumi i krijuar nga kjo humbje dhe mungesa e një morali të ri, do jetë një tragjedi për shoqërine sipas tij.

Mjerë të gjithë ata që mendojnë se mund të jetojnë në një shoqëri pa Zot dhe “pa moral”.

Të bashkohemi në ngushëllime dhe në lutje për t’u siguruar se ajo familje e copëtuar e ndjen dorën e shoqërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.