E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Masakra me 8 viktima/ Braktiset banesa e autorit, kujë në shtëpinë e Sarës e Ledjonit
Lajme

Masakra me 8 viktima/ Braktiset banesa e autorit, kujë në shtëpinë e Sarës e Ledjonit

Familja e Ridvan Zykajt dhe viktimave të shtëpisë së Demir Zykajt ndodheshin përballë njëra-tjetrës në fshatin Resulaj të Selenicës. Tek e para ka pllakosur heshtja absolute, ndërsa tek e dyta vaji ka shpërthyer dyert.

Në banesën ku vrasësi Ridvan Zykaj jetonte me prindërit, motrën dhe vëllain, asgjë nuk është prekur, gjithçka është lënë si ditën e djeshme para gjëmës. Rrobat e ndera në tel nuk janë mbledhur, ndërsa porta e jashtme është e hapur dhe kushdo mund të hyjë brenda.

Prindërit, motra dhe vëllai kanë ikur nga shtëpia, janë strehuar tek të afërm të tjerë jashtë fshatit që prej orëve të para të mëngjesit, pasi dhanë dëshminë e tyre në polici.

Gazetari Enrik Mehmet që ndodhet në Resulaj prej ditës së djeshme ka sjellë për “BalkanWeb”panoramën e rrugës ku ndodhi ngjarja. Pak hapa larg, përballë shtëpisë së 24-vjeçarit Ridvan Zykaj ndodhet banesa e Sarës e Ledjonit dhe gjyshërve të tyre. Dyert janë të hapura e njerëz me të zeza hyjnë e dalin. Kuja dëgjohet prej së largu për 8 njerëzit e një familjeje që mbyllën derën.

Ridvan Zykaj u kap në periferi të Selenicës mëngjesin e sotëm nga policia. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se ai ndodhej rreth 3 km larg nga banesa e tij në vijë lineare i fshehur në shkurre.

8 njerëz u vranë dje pasdite me kallashnikov nga Ridvan Zykaj, të gjithë pjesëtarë të familjes Zykaj, xhaxhai i babait të autorit me grua dhe familja e djalit të tij. Më të vegjëlit ishin Sara, 17 vjeçe dhe Ledjoni, 9 vjeç.

BW

http://www.balkanweb.com/masakra-ne-selenice-kuje-ne-familjen-e-sares-e-ledjonit-hapen-dyert-e-mortit-braktiset-banesa-e-autorit/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.