Masakroi me sende të forta babain e vajzës që ngacmonte, burg për 30-vjeçarin Sokol Tabaku
30-vjeçari Sokol Tabaku ka dalë sot para Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, teksa më pas është lënë në burg.
I dënuari para dy ditësh masakroi në kokë e trup me sende të forta 40-vjeçarin Arjan Marini.
30-vjeçari Sokol Tabaku ngacmonte vajzën e Arjan Marini 40 vjeç.
Ky i fundit i kishte kërkuar takim për t’u sqaruar, por Tabaku e masakroi duke e dhunuar me sende të forta.
Marini ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë,me dëmtime në kafkën e kokës dhe në tru.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



