E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Masat e Prokurorisë për “Babalen”/ Basha: Të rrëzojmë me çdo mjet mafian në pushtet, s’ka më rrugë tjetër!
Politikë

Masat e Prokurorisë për “Babalen”/ Basha: Të rrëzojmë me çdo mjet mafian në pushtet, s’ka më rrugë tjetër!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas masave të sigurimit personal të kërkuara nga Prokuroria lidhur me hetimin e audiopërgjimit që u aludua se implikon vëllanë e ministrit të Brendshëm. Kreu i PD-së shprehet se me këtë vendim që ishte i pritshëm, Rama i ka vënë flakën i ka vënë zjarrin shtetit ligjor.

basha 1

 

 

“Tani nuk ka mbetur rrugë tjetër për të vënë banditët para përgjegjësisë përveç rrëzimit me çdo mjet të mafias në pushtet”, apelon kryeopozitari.

Basha 2

Në dy shënime në Twitter Basha shkruan:

“Kush priste diçka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është vetëm naiv. Agron Xhafaj që i fshihej prej 5 vitesh drejtësisë me ndihmën e vëllait, u largua me urgjencë drejt Italisë, që të mos përballej me hetimin dhe akuzat që prokuroria e kapur i quan sot montim”.

“Sot çdo shqiptar e kupton më qartë se kurrë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën komandën e tij. Me aktin e sotëm Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor. Tani nuk ka mbetur rrugë tjetër për të vënë banditët para përgjegjësisë përveç rrëzimit me çdo mjet të mafias në pushtet”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.