MASHTRIMI/ Balluku premtoi kalim falas, protestuesit paguajnë sërish
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi dje se “Rruga e Kombit” do të ishte pa pagesë për 24 orë në prag të protestës së orës 17:00 në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.
Por realiteti në terren rezultoi ndryshe.
Udhëtarë nga Kosova dhe veriu i Shqipërisë, të cilët u nisën drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestë, raportuan se në pikën e kalimit në Kalimash u detyruan të paguanin tarifën si në çdo ditë tjetër.
“Na e dhanë fjalën që do të kalonim falas për të shkuar në protestë, por në vend të nderit, na kërkuan pagesë si gjithmonë. Mashtrim i pastër!” – tha për Syri Kosova një qytetar nga Prishtina.
Ky zhvillim ka shkaktuar zemërim mes qytetarëve që e konsiderojnë vendimin një tjetër premtim të pambajtur dhe një përpjekje për të fituar pikë politike në një ditë me ndjeshmëri të lartë kombëtare.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



