E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mashtroi dhe i mori qytetarit 7.5 mln lekë, arrestohet 39-vjeçari
Lajme

Mashtroi dhe i mori qytetarit 7.5 mln lekë, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia pas një hetimi disa javor për mashtrim me përfitime financiare, në kuadër të operacionit të koduar “Last time”, të drejtuar nga Prokuroria.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas kallëzimit të bërë nga një qytetar që pretendonte se ishte mashtruar dhe i ishin marrë para në mënyrë të përsëritur.

Në pranga u vu shtetasi E. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, të kryer më shumë se një herë.

Sipas hetimeve paraprake, i arrestuari dyshohet se i ka marrë disa herë shuma parash një 38-vjeçari, me inicialet D. T., duke i premtuar se do të kryente punime të ndryshme në banesën e tij. Në total, shuma e përfituar nëpërmjet mashtrimit arrin rreth 750 mijë lekë.

Hetimet janë zhvilluar me metoda proaktive për disa javë, duke bërë të mundur dokumentimin e plotë të rastit dhe finalizimin e operacionit policor.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme hetimore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.