Mashtroi dhjetëra qytetarë dhe 4 banka, arrestohet pronari i kompanisë farmaceutike
Arrestohet pronari i nje kompanie farmaceutike, ish-administratori i nje spitali privat ne Tirane, qe ishte ne kerkim per mashtrim. News 24 raporton se ne pranga eshte vene shtetasi Lefter Sulkaj.

Ai akuzohet se ka mashtruar një numër të lartë personash dhe 4 banka të nivelit të dytë së me paratë që iu merrte do i bënte aksionerë në biznesin e tij. Ndaj tij gjykata kishte vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.
Njoftimi i policise
Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar u ndalua shtetasi në kërkim :
– Lefter Sulkaj, 50 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



