E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Maskat e skaduara mbushin sirtaret e spitaleve
Publik News

Maskat e skaduara mbushin sirtaret e spitaleve

Maskat e skaduara

Gazmend Bardhi ka reaguar sërish në lidhje me atë që ai e quan skandal, përsa i përket maskave të skaduara që përdoren për stafin mjekësor, duke i bërë thirrje Prokurorisë të nisë hetimet.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka postuar një video në ‘Facebook’, ku shihet në zyrën e një mjeku, duke hequr pullat false mbi datën e skadencës së maskave mbrojtëse.

Bardhi: Këto maska që t’i përdor doktor janë të skaduara dhe nuk të mbrojnë.

Doktori: Doktori s’ka për të vënë ndonjëherë maskë…

Postimi i plotë

I bëj thirrje Prokurorisë që të thyejë heshtjen e të bëjë detyrën e saj ligjore! Provat e krimit janë aty, plot 1 milion e 200 mijë maska të skaduara, të shpërndara në thyerje të ligjit në të gjithë spitalet dhe qendrat shëndetësore të Republikës së Shqipërisë.

Uroj që Prokurori i Përgjithshëm të veprojë ndryshe nga Kryeministri, i cili sot i mori mjekët dhe qytetarët për budallenj, duke ju thënë që produktet farmaceutike mund të përdoren edhe pas datës së tyre të skandencës!

Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu e dinë mirë që sipas ligjit maskat e skaduara konsiderohen mbetje spitalore, të kategorisë “mbetje farmaceutike” dhe që po sipas ligjit, nuk mund të përdoren, por duhet të asgjesohen! Për pasojë, shpërndarja e 1.2 milion maskave të skaduara që në vitin 2011 është krim! Ata që kanë urdhëruar mbulimin e datës së skadencës dhe kanë shpërndarë 1,2 milion maska të skaduara mjekëve dhe infermierëve, duhet të përgjigjen para ligjit!

Sot është koha për të vepruar! Në këtë situatë, papërgjegjëshmëria është fatale!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.