Maskat ranë, Edi Rama e ktheu drejtësinë në…
Ish-Kryeministri Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se fatmirësisht këto ditë ranë maskat për reformën në drejtësi.
“Shqiptarët tashmë e kanë kuptuar se Edi Rama, reformën në drejtësi e kishte maskë. Kapja e Kryeprokurorit dhe neni i rregullores që ndalon arrestimet e zyrtarëve pa firmën e tij, këtu drejtësia merr fund, kthehet në degë të ekzekutivit”, tha Berisha.
Duke iu rikthyer edhe njëherë fletë-thirrjes për Shkëlzen Berishës, ish-kryeministri tha se ka zero implikim në sektorin publik.
“Fëmijët e mi, dy vite para se të implementohej ligji për konfliktin e interesit, kanë bërë deklaratën e pasurisë së tyre, sikundër unë. Kanë fituar çdo gjyq për shpifjet që i kanë bërë.
Si qëndron çështja në rastin e Shkëlzenit? Një bashkëpunëtor i firmës së çekëve thotë se i ka thënë djalit për një takim.
S’ka asnjë e-mail për Shkëlzen Berishën. Çekët kanë ardhur me të gjitha format, i prisja sa herë të donin, pse do të kërkonin ndërmjetës?
Prokurori i parë tha se s’kam çfarë them.
Shkëlzeni s’ka asnjë problem mbi tokë, vetëm se është djali i Sali Berishës”, theksoi ish-Kryeministri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



