Maskra në KRUJË/Ndalohet si i dyshuar për masakrën Valter Bami

Sipas informacioneve të fundit, policia ka ndaluar shtetasin Valter Bami, 37 vjeç, në lidhje me atentatin që ndodhi në Krujë, ku u vra Ramazan Sino, 29 vjeç, dhe u plagosën dy fëmijët e Gentjan Bejtjës, 10 dhe 13 vjeç. Policija njoftoi se, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, janë zbuluar faktorë të qitjes me armë zjarri në dorën e majtë të Bami. Prokuroria e Tiranës ka lëshuar një urdhër ndalimi për Bamin, duke e akuzuar për mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit. Valter Bami është lokalizuar dhe kapur në fshatin Greps, Nikël, dhe është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për hetim të mëtejshëm. Hetimet për ngjarjen e rëndë vazhdojnë për të dokumentuar tërësisht ligjshmërinë e saj
NJOFTIMI:
Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 03.07.2023, ku në fshatin Larushkë, Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., është qëlluar me armë zjarri e si pasojë ka humbur jetën shtetasi R. S. Rreth orës 04:00 të po kësaj date, është shoqëruar shtetasi V. B., 37 vjeç, të cilit i janë marrë faktorët plotësues dhe deklarim në lidhje me ngjarjen e mësipërme e më pas është lënë i lirë, ju informojmë se:
Sot me datë 06.07.2023, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të shtetasit V. B., janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.
Mbi bazën e këtij akti ekspertimi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lëshuar sot më datë 06.07.2023, urdhrin e ndalimit për këtë shtetas për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Po sot, rreth orës 20:30, në fshatin Greps, Nikël, është lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë shtetasi V. B., 37 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë.
Ndërkohë vazhdojnë intensivisht hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së mësipërme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



